Home Aktualitet Jo më maska me copë, Bavaria bën detyrim maskat me filtër mbrojtës
Jo më maska me copë, Bavaria bën detyrim maskat me filtër mbrojtës
0

Jo më maska me copë, Bavaria bën detyrim maskat me filtër mbrojtës

0
0

Duke nisur nga java e ardhshme në Bavari maska e llojit FFP2 e njohur ndryshe si maska me filtër do të jetë një detyrim në transportin publik dhe nëpër dyqane e supermarket.

Ekspertët kanë thënë se përdorimi i kësaj maske garanton më shumë siguri për shëndetin dhe detyrimi për të mbajtur është një mundësi për të garantuar më shumë mbrojtje.

Maskat e thjeshta prej cope shërbejnë për të mbrojtur të tjerët, ndërsa maska e llojit FFP2 shërben për të mbrojtur edhe personin që e mban.

Gjithashtu kjo lloj maske filtron ajrin dhe është shumë më pak e dëmshme se maskat e zakonshme që po përdoren aktualisht.

Ministri bavarez i Shëndetësisë Klaus Holotschek deklaroi se aktualisht ka në treg mjaftueshëm maska të këtij lloji, ndërsa sa i takon çmimit të saj ministri tha se ai do të monitorohet.

Ky detyrim është vlerësuar edhe nga politikanë të tjerë në Gjermani të cilët e kanë parë të domosdoshme që maskat e zakonshme të zëvendesohet me ato FFP2 edhe nëpër shkolla nëse ka mjaftueshmëri për t’u përdorur kudo dhe nga të gjithë.

413

Link: https://www.freepik.com/premium-vector/respirator-ffp3-ppe-surgical-mask-vector-illustration-corona-virus-covid-19-protect-equipment_8440615.htm#page=1&query=FFP3&position=8

Burimi i lajmit: https://www.br.de/nachrichten/bayern/einkaufen-und-nahverkehr-ab-montag-ffp2-maskenpflicht,SLsWQ18

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/premium-photo/girl-mask-spring-outdoors_7642921.htm#page=1&query=FFP3&position=19