Home ShowBiz U kap mat me moderatoren e njohur, aktori turk reagon për herë të parë
U kap mat me moderatoren e njohur, aktori turk reagon për herë të parë
0

U kap mat me moderatoren e njohur, aktori turk reagon për herë të parë

0
0

Mediat italiane raportuan pak ditë më parë se aktori i njohur turk Can Yaman dhe moderatorja italiane Diletta Leotta kanë kaluar disa ditë së bashku në Romë.

Madje revista “Chi”, publikoi disa foto të tyre duke u puthur, teksa vërtetonte kështu zërat që qarkullonin për një lidhje mes tyre.

Nga ana tjetër të dy ishin në Romë në të njëjtën periudhë e madje në të njëjtin hotel dhe kjo i konfirmonte edhe më shumë zërat për një lidhje mes tyre.

Por duket se këto thashetheme i kanë rënë në vesh edhe aktorit dhe ai ka vendosur që të reagojë për herë të parë përmes një statusi në instagram.

Ai ka zgjedhur të shkruajë në italisht si një mënyrë për t’ju drejtuar pikërisht mediave italiane ndërsa shkruan: “Punë për mua, pikë”.

Mesa duket aktori ka vendosur të heshtë lidhur me këtë çështje duke mos dashur të reagojë lidhur me jetën e tij private dhe aq më tepër ta bëjë publike në media.

cn yaman

Link: https://www.instagram.com/canyaman/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJEhAX5hSxn/