Këngëtarja e njohur Genta Ismajli prej kohësh tashmë po jeton e lumtur lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin turk.
Ata i shohim gjithmonë aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë momentet më të bukura së bashku si dhe surprizat që i dedikojnë njëri tjetrit.
Së fundmi Genta ka treguar se Usta është aq shumë i dashuruar me të dhe me vendin e saj të origjinës saqë ka vendosur të bëjë tatuazh në shpatull shpiponjën e flamurit shqiptar.
Gjatë një darke mes miqsh, ai ka zbuluar krahun dhe ka treguar tatuazhin, një veprim ky që është pëlqyer e duartrokitur nga miqtë shqiptarë të çiftit, të cilët të gjithë së bashku kanë bërë më pas simbolin e shqiponjës.
Genta dhe Usta janë prej kohësh në një lidhje dhe biznesmeni turk e ka treguar gjithmonë se di të jetë mjaft surprizues kur bëhet fjalë për partneren e tij.
Link: https://www.instagram.com/genta.ismajli/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gQzTOB58d/