Home ShowBiz Në prag të 1 vjetorit të vdekjes, gruaja e Kobe Bryant rrënqeth me mesazhin prekës
Në prag të 1 vjetorit të vdekjes, gruaja e Kobe Bryant rrënqeth me mesazhin prekës
0

Në prag të 1 vjetorit të vdekjes, gruaja e Kobe Bryant rrënqeth me mesazhin prekës

0
0

Në 26 janar të vitit të kaluar basketbollisti i njohur Kobe Bruyant humbi jetën, pas rrëzimit të avionit me të cilin udhëtonte së bashku me të bijën dhe një familje tjetër.

Vdekja e tij në moshë të re, së bashku me të bijën adoleshente, shkaktoi një tronditje të madhe tek familja, bota e sportit dhe fansat e shumtë të tij.

Sot në prag të një vjetorit të vdekjes së tij, bashkëshotrja Vanessa ka një mesazh për të gjithë ata që kanë përjetuar një humbje të madhe si ajo.

Në një mesazh të publikuar në instagram ajo shkruan: “Më lejoni të jem realiste. Gjendja e zisë është një përzierje emocionesh. Një ditë ti je duke qeshur dhe ditën tjetër të duket sikur nuk je më gjallë.  Unë dua t’ju them këtë njerëzve që kanë përjetuar humbje të mëdha. Gjejeni arsyen për të jetuar. E di që është e vështirë. Shoh vajzat time dhe mundohem ti orientoj mendimet tek ndjenjat për ta. Vdekja është e garantuar, por të jetosh për ditët në vijim nuk është. Gjejeni arsyen tuaj”

Mesazhi i saj është përshëndetur nga shumë fansa, miq e të afërm, të cilët e konsiderojnë atë një grua të fortë.

vanessa

Link: https://www.instagram.com/vanessabryant/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHtqShZjjZd/