Home ShowBiz 4 muaj pas lindjes, Gigi zbulon më në fund emrin e të bijës
4 muaj pas lindjes, Gigi zbulon më në fund emrin e të bijës
0

4 muaj pas lindjes, Gigi zbulon më në fund emrin e të bijës

0
0

4 muaj më parë Gigi Hadid dhe Zyan Malik u bënë prindër të një vajze.

Lajmin e dhanë vetë ata në rrjetet sociale, por pa zbuluar detaje mbi emrin, apo foto të vogëlushes.

Sot katër muaj pas ardhjes së saj në jetë, ajo ka vendosur të shtojë në Bio në instagram emrin e së bijës.

Vogëlushja quhet Khai, një emër i thjeshtë, i shkurtër dhe shumë i veçantë.

“Mami i Khai-t:, shkruan ajo në instagram duke zbuluar kështu më në fund se si e kanë quajtur të voglën e tyre.

Fansat pasi janë njohur me emrin e vogëlushes kanë tentuar gjithashtu të zbulojnë kuptimin.

Një prej tyre ka shpjeguar se Khai, nënkupton “ E kurorëzuar” në Arabisht dhe ky emër mund të jetë vendosur duke u nisur nga origjina britaniko pakistaneze e Zyan, apo fakti që i ati i Gigit është nga Palestina.

Gjithsesi ata të dy nuk e kanë treguar se çfarë nënkuton emri dhe deri tani as nuk e kanë zbuluar portretin e të voglës.

Ata të dy kanë publikuar vetëm disa foto shumë të këndshme, por pa zbuluar fytyrën e saj.

gigig

Link: https://www.instagram.com/gigihadid/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH6u2d5Hm8H/