Home Aktualitet E fundit, rriten sërish shifrat me COVID, në rritje edhe numri i viktimave
E fundit, rriten sërish shifrat me COVID, në rritje edhe numri i viktimave
0

E fundit, rriten sërish shifrat me COVID, në rritje edhe numri i viktimave

0
0

739 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke rregjistruar kështu një rritje të rasteve pozitive krahasuar me ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në total janë kryer 3314 testime, ndërsa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 7 persona, një numër i lartë krahasuar me mesataren e ditëve  e fundit.

Viktimat kanë qenë të moshës 59 deri në 75 vjeç.

Ndërkohë në të katërta spitalet në vend po marrin trajtim spitalor 274 pacientë, 23 në terapi intensive, 5 të intubuar.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të përsërisin apelin për të respektuar rregullat e higjenës dhe të distancës, ndërsa theksojnë domosdoshmërinë e përdorimit të maskave si në ambjente të mbyllura edhe në ato të hapura.

Link dhe burimi i fotos:  https://shendetesia.gov.al/