Home ShowBiz Publikohet pasuria dhe shpenzimet e Britney Spears, nuk do ta besoni sa ka harxhuar në një vit
Publikohet pasuria dhe shpenzimet e Britney Spears, nuk do ta besoni sa ka harxhuar në një vit
0

Publikohet pasuria dhe shpenzimet e Britney Spears, nuk do ta besoni sa ka harxhuar në një vit

0
0

Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Britney Spears ka qenë në fillimet e veta një idhull për adoleshentët.

Ajo pati një sukeses të jashtëzakonshëm dhe albumet e saj të parë shitën miliona kopje në të gjithë botën duke bërë që këngëtarja të fitonte shifra marramendëse në fare pak kohë.

Por pavarësisht famës dhe fitimeve, këngëtarja ka patur probleme serioze me shëndetin mendor, kulmi ishte në 2007 kur ylli i popit qethi flokët tullë përpara kamerave dhe fotografëve.

Pas ulje ngritjeve të vazhdueshme ndër vite në mars të 2019, këngëtarja është shtruar sërish në një klinikë psikiatrike, ndërsa vijon të jetë në gjyq me të atin për të rimarë kontrollin e pasurisë së saj, të cilën aktualisht e menaxhon ai për shkak të problemeve të saj mendore.

E ndërkohë që këngëtarja është në proces gjyqësor, së fundmi janë bërë publike të ardhurat dhe shpenzimet e saj që do ti shërbejnë këtij procesi.

Sipas të dhënave të fundit, aktualisht këngëtarja Britney Spears ka një pasuri neto prej 59 milion dollarësh të fituara ndër vite nga karriera e saj muzikore dhe linja e parfumeve, apo biznese të tjera në pronësi të saj.

Krahas fitimeve janë bërë publike edhe shpenzimet që ajo ka bërë vitet e fundit dhe që janë kryesisht shpenzime për kura bukurie, veshje, prona të patundshme ku përmendin disa shtëpi të blera së fundmi, ndërsa është përfshirë gjithashtu edhe në vepra bamirësie.

Kështu sipas të dhënave vetëm gjatë 2018 Britney ka shpenzuar 400 mijë dollar vetëm për të jetuar, ndërsa ka patur gjithashtu shumë shpenzime të tjera shtesë për pamjen e saj, për pushime në vende tropikale, për fëmijët dhe nënën e saj, të cilëve ju ka bërë shpesh herë dhurata të ndryshme.

britney

Link: https://www.instagram.com/p/CEudQdIgQuY/

Burimi i lajmit: https://www.businessinsider.de/wirtschaft/dokumente-zeigen-wie-britney-spears-ihr-59-millionen-vermoegen-ausgibt-r/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=dokumente-zeigen-wie-britney-spears-ihr-59-millionen-vermoegen-ausgibt-r&xing_share=news

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJoxdLdg3MT/