Home ShowBiz “Ai vdes për mua..”, Rudina tregon unazën e martesës dhe detaje nga raporti me Markun
“Ai vdes për mua..”, Rudina tregon unazën e martesës dhe detaje nga raporti me Markun
0

“Ai vdes për mua..”, Rudina tregon unazën e martesës dhe detaje nga raporti me Markun

0
0

Rudina Dembacaj është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes që pasi bëri publike lidhjen e saj me ish deputetin Mark Froku.

Atë e shohim vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku poston herë pas here, video dhe foto nga momentet e bukura së bashku me Markun dhe familjen.

Rudina herë pas here vendos t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave, të cilët janë të interesuar të dinë më shumë rreth raportit të saj me ish deputetin.

Dikush e ka pyetur se çfarë i pëlqen më shumë Markut tek ajo dhe aktorja është përgjigjur: “Nuk e di, mendoj se pëlqen shumë faktin që jam e drejtpërdrejtë. Gjithashtu se përshtaten në çdo ambjent. Nuk e di, ai vdes për mua”.

Ndërsa sa i takon dhuratës më të bukur që ka marrë prej tij, ajo tregon se është unaza e propozimit, të cilët më pas e ka treguar në një video dhe që për Rudinën ka një kuptim të veçantë.

Rudina ka treguar gjithashtu që si çdo çift edhe ata kanë zënkat e tyre dhe se Marku është ai që vetëpërmbahet më shumë.

Ndërsa sa i takon planeve për fëmijë të tjerë, ajo ka ripërsëritur edhe njëherë faktin që po pret edhe pak deri sa të rritet Viki.

rudina

Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFU3VuBHRqm/