Home Aktualitet COVID-19, bilanc në rritje të rasteve të reja, 7 persona ndërrojnë jetë
COVID-19, bilanc në rritje të rasteve të reja, 7 persona ndërrojnë jetë
0

COVID-19, bilanc në rritje të rasteve të reja, 7 persona ndërrojnë jetë

0
0

786 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, njofton se në total janë kryer 3513 testime dhe shohim një rritje të numrit të rasteve pozitive ditore.

291 raste janë rregjistruar vetëm në Tiranë që vijon të jetë vatra më e nxehtë e Coronavirusit.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona mes moshës 53 deri në 83 vjeç, ndërkaq e kanë fituar betejën me këtë virus 489 qytetarë duke ju shtuar listës së personave të shëruar.

Aktualisht në të katërta spitalet në vend po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Link: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: ttps://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY