Home ShowBiz “Bridgerton” hyn në historinë e Netflix, seriali thyen rekord shikueshmërie në pak kohë
“Bridgerton” hyn në historinë e Netflix, seriali thyen rekord shikueshmërie në pak kohë
0

“Bridgerton” hyn në historinë e Netflix, seriali thyen rekord shikueshmërie në pak kohë

0
0

Seriali i famshëm “Bridgerton” ,ka thyer rekordin e Netflix duke hyrë kështu në histori si seriali më i ndjekur i të gjitha kohërave brenda një periudhë shumë të shkurtër kohore nga publikimi.

Kështu në 28 ditë që nga koha kur është shfaqur për herë të parë ky serial është parë nga 82 milion përdorues, duke shënuar një rekord të ri.

Drama romantike është bazuar në romanet e shkrimtares Julia Quin të cilat janë konsideruar gjithashtu bestseller sipas “New York Times”

Seriali i vendos ngjarjet në fillim të shekullit të XIX në Londër, ndërsa rrëfen më shumë detaje rreth jetës dhe ballove të shoqërisë së lartë londineze.

Suksesi i jashtëzakonshëm i sezonit të parë të këtij seriali ka bërë që Netflix të konfirmojë se “Bridgerton”, do të ketë një sezon të dytë, të cilin fansat mezi po e presin.

Megjithatë ende nuk ka një datë të përafërt se kur do të dalin seritë e reja të sezonit të dytë.

bridgertron

Link: https://www.instagram.com/p/CKek_SoD6XE/

britgerton1

Link: https://www.instagram.com/p/CKW2Dl1j5hA/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/RQ8zOzo-x_k