Home ShowBiz Bearti na njeh me një tjetër anë te Teas që nuk e kemi ditur
Bearti na njeh me një tjetër anë te Teas që nuk e kemi ditur
0

Bearti na njeh me një tjetër anë te Teas që nuk e kemi ditur

0
0

Tea, Bearti dhe Andi kanë qenë emrat më të përfolur të këtyre ditëve.

Tea doli e përputhur nga emisioni me Andin, por në të vërtetë ishte e lidhur me Beartin dhe historia mes tyre ishte thjesht një lojë për të cilën sipas Teas ishte në dije produksioni dhe vetë autorja e programit Olsa Muhameti.

Më pas rrodhën ngjarje të ndryshme e madje u hodhën akuza se ka ende të tjera skandale që pritet të shpërthejnë shumë shpejt.

Por pavarësisht kësaj, duket se Tea dhe Bearti vazhdojnë të lumtur raportin mes tyre.

Bearti ka treguar me anë të një videoje të postuar në instagram një pasion të Teas që nuk e dinim.

Mesa duket ajo ka pasion pikturën dhe në videon e postuar në instagram, Bearti ka treguar një portret që mban firmën e  Teas.

Piktura është portreti i një vajze me një qershi në gojë dhe deri sa ishte brenda në “Përputhen”, Tea nuk e tregoi asnjëherë se kishte pasion pikturën.

Kujtojmë se Tea postoi pak kohë më parë një video ku sqaronte se produksioni ishte në dijeni të gjithçkaje, ndërsa së fundmi ka zbuluar se i është bllokuar edhe instagrami.

Link: https://www.instagram.com/beartrexhepi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI5Ps9vgNND/https://www.instagram.com/p/CE2CldJhrE2/