Home ShowBiz Në momente intime me Tean, Bearti i bën dedikimin romantik
Në momente intime me Tean, Bearti i bën dedikimin romantik
0

Në momente intime me Tean, Bearti i bën dedikimin romantik

0
0

Tea dhe Bearti janë padyshimi çifti më i përfolur i momentit.

Lidhja e tyre u bë publike pak pasi Tea doli nga Përputhen çift me Andin.

Vetëm një javë më pas disa foto të postuara në instagram bënë xhiron e rrjetit dhe ata të dy u detyruan ta pranonin që ishin të lidhur dhe se me Andin, Tea nuk ka patur asnjë lloj lidhjeje, përveç miqësisë.

Pas bujës së krijuar në rrjet dhe zhgënjimit të fansave, ata vendosën të rrëfehen duke treguar se e gjitha ishte për shkak të produksionit dhe kontratës që kishin lidhur dhe për këtë arsye nuk mund të largoheshin më herët.

Ndërkohë së fundmi duket se Tea dhe Bearti e kanë kaluar tashmë pjesën më të vështirë dhe tashmë po shijojnë lidhjen së bashku.

Ata e kanë nisur Shën Valentinin që sot dhe në një video të postuar në instagram, Bearti tregon mëngjesin në dhomë me një pamje fantastike buzë detit.

Më pas ai ka postuar disa foto ku shfaqen të dy duke u puthur dhe shumë të afërt me njëri tjetrin ndërsa  në sfond dëgjohet një këngë romantike.

teaaaaa

Link: https://www.instagram.com/beartrexhepi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHauMZyALzi/https://www.instagram.com/p/CFzIgfDnM1otcae1Y2JFbxE_LI5F2B44plepp80/