Home ShowBiz Prezanton nga shtëpia, një tjetër moderatore shqiptare preket nga COVID-19
Prezanton nga shtëpia, një tjetër moderatore shqiptare preket nga COVID-19
0

Prezanton nga shtëpia, një tjetër moderatore shqiptare preket nga COVID-19

0
0

Moderatorja Rudina Magjistari është prekur nga COVID-19.

Ajo e ka drejtuar emisionin nga shtëpia, ndërsa tha se ka të gjitha simptomat edhe pse ende nuk e ka bërë tamponin.

Rudina sqaroi se i shoqi ka rezultuar pozitiv dhe për pasojë deri sa edhe ajo të bëjë tamponin do të prezantojë emisionin nga shtëpia.

Megjithatë moderatorja është e bindur se është pozitive, pasi i ka të gjitha simptomat e COVID.

Para Rudinës janë prekur edhe disa moderator të tjerë shqiptarë të cilët gjithashtu kanë prezantuar nga shtëpia.

Moderatori Ardit Gjebrea u shfaq të dielën e parë nga shtëpia, ndërsa këtë të dielë do të zëvendësohet nga disa kolegë të tij.

Bora Zemani gjithashtu u prek nga COVID dhe për gati dy javë është zëvendësuar nga vajzat e “Përputhen”, derisa u rikthyer sërish të dielën.

rudinann

Link: https://www.instagram.com/p/CLaEOQNDt0c/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY