Këngëtarja e njohur Natti Natasha dhe partneri i saj Raphy Pina do të bëhen prindër për herë të parë.
Ajo e kishte mbajtur të fshehtë shtatëzaninë për disa muaj dhe e ka zbuluar vetëm së fundmi përmes një interviste ekskluzive për revistën “People”, ndërsa tregon se është në muajin e pestë të shtatëzanisë.
Këngëtarja është shprehur shumë e lumtur që do të bëhet së shpejti nënë, ndërsa tregoi se mundi të mbetej shtatëzanë me teknikën e fekondimit artificial për shkak të problemeve që ka pasur me kistet.
Gjatë intervistës ajo tregoi emocionin e veçantë kur mori vesh për shtatëzaninë, ndërsa ndau gjithashtu vështirësitë dhe problemet që ka pasur në të kaluarën.
Link: https://www.instagram.com/p/CLdYQ_ujqeM/
Link: https://www.instagram.com/p/CLjzeINDsJj/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/WI-x1wo_Jm4