Home ShowBiz Pas sherrit dhe përjashtimit, reagon për herë të parë Dori, “Me Erin tani…”
Pas sherrit dhe përjashtimit, reagon për herë të parë Dori, “Me Erin tani…”
0

Pas sherrit dhe përjashtimit, reagon për herë të parë Dori, “Me Erin tani…”

0
0

Eri dhe Dori dy djemtë e “Përputhen” janë përjashtuar përfundimisht nga emisioni.

Ata të dy pas debatit në studio janë kapur fizikisht duke shpërthyer në ofendime dhe grushta.

Ky moment është transmetuar gjatë mbrëmjes së djeshme në “Përputhen Prime” dhe menjëherë më pas, Bora ka zbuluar vendimin e marë nga produksioni për largimin përfundimisht si të Erit ashtu edhe të Dorit.

Dori ishte i pranishëm gjatë mbrëmjes së djeshme kur i është komunikuar vendimi, ndërsa Eri duke qenë se ishte pezulluar nuk ka ardhur më në studio.

I gjithë sherri nisi pas një debati që Dori pati me Antonelën dhe pas një deklarate të tij që u konsiderua si ofendim kundrejt djemve, çka provokoi edhe sherrin me Erin.

Ndërkaq pas gjithë kësaj situatë Dori ka reaguar për herë të parë me një status në instastory ku shkuan: “Mirëmbrëma! Sot ishte nata ime e fundit në Përputhen. Ishte një skenë që nuk i përket karakterit tim. Gjendja emocionale ndikoi që unë të dal nga vetja dhe situata të përfundojë në atë pikë. Më vjen keq që nuk arrita të jepja qoftë edhe 10% nga vetja ime. Me Erin tani jemi miq pavarësisht ngjarjes. Le të shërbej si një shembull i mirë që të mos përsëriten më. Aty ka shqiptarë nga Kosova dhe shqiptarë nga Maqedonia e kudo, por një gjë na bashkon kemi të gjithë një gjak”

Link: https://www.instagram.com/p/CL2c4F2BJ-a/

doriii

Link: https://www.instagram.com/doriikuka/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLyxBLVhotOR6OoCSPhKVPMY_bQhmUso3XrUnE0/

https://www.instagram.com/p/CLTseMKAsgX89-RoZlj5OfCShAOQ1CkUFBb8r40/