Home Aktualitet Të vërtetat shokuese të Meghan, “Kam menduar vetëvrasjen…”
Të vërtetat shokuese të Meghan, “Kam menduar vetëvrasjen…”
0

Të vërtetat shokuese të Meghan, “Kam menduar vetëvrasjen…”

0
0

Meghan Markle dhe Harry kanë shokuar gjithë botën një vit më parë kur hoqën dorë nga titujt mbretërore duke vendosur të jetojnë në mënyrë të pavarur larg pallatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata të dy kanë dhënë një deklaratë shokuese për Oprah Winfrey disa ditë më parë ku kanë zbuluar disa të vërteta tronditëse për pallatin mbretëror.

Meghan ka folur për presionin që ka ndjerë në momentin që zbuloi shtatëzaninë.

Ajo thotë qartë se ata nuk donin që ai të ishte princ, madje kanë diskutuar deri tek ngjyra e tij e lëkurës, duke akuzuar kështu Pallatin Mbretëror për racizëm.

Meghan thotë se ka ndjerë aq shumë ngarkesë sa ka menduar deri vetëvrasjen.

Ajo shkon më tej duke thënë se i kërkoi ndihmë departamentit të Burimeve Njerëzore në Pallat, por ju refuzua ndihma.

Harry nga ana tjetër deklaron se nuk ka një raport shumë të mirë më të vëllanë, ndërsa me Mbretëreshën ka një raport të mirë dhe vazhdon të komunikojë, pavarësisht se tashmë është larguar nga pallati.

Meghan dhe Harry kanë zbuluar në fund të intervistës se do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë, dhe fëmija do të jetë një vajzë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=jXz3VHIRruY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7EaGS_Jpb9/