Home Lifestyle Dalin në ankand këpucët e Churchill dhe shiten për çmimin marramendës
Dalin në ankand këpucët e Churchill dhe shiten për çmimin marramendës
0

Dalin në ankand këpucët e Churchill dhe shiten për çmimin marramendës

0
0

Një palë këpucë kadife që i përkisnin Winston Churchill janë shitur në ankand për shifrën marramendëse të 40 mijë dollarëve.

Këpucët janë prodhim i vitit 1950 dhe mbajnë sipër inicialet e Churchill “WSC”.

Këpucët janë mbajtur prej tij nga 1951 deri në 1955 dhe janë punuar nga një këpucat posaçërisht për të.

Këpucët mendohej se do të shiteshin për një çmim 10 deri në 15 mijë dollar, por ankandi doli jashtë çdo parashikimi dhe këpucën janë shitur në fund për një shifër marramendëse që nuk ishte menduar prej askujt.

Churchill ishte një politikan britanik shumë i njohur që drejtoi Britaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai shërbeu si kryeministër nga 1940 deri në 1945 dhe përsëri nga 1951 deri në 1955.

Link: https://news.sky.com/story/winston-churchills-slippers-sell-for-almost-40-000-at-auction-double-the-estimated-price-12241231

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/explore/tags/winstonchurchill/