Tashmë pas përfundimit të “Love Story” dhe largimit të Saimirit në Gjermani kanë nisur thashethemet se përzgjedhja e Merit mund të ketë qenë thjesht një lojë dhe se në të vërtetë ai është i lidhur me Generdën.
Këto thashetheme janë shtuar edhe më shumë duke qenë se të dy jetojnë në Gjermani.
Ndërkohë Saimiri në një intervistë për Revistën Bordo ka theksuar se nuk jeton në një qytet me Generdën dhe se për të ka shumë respekt, por nuk sheh arsye për t’u takuar.
Ndërsa sa i takon lidhjes me Merin ai sqaroi se vazhdojnë të jenë bashkë pavarësisht distancës mes tyre.
Ai tha se tashmë po njihen jashtë kamerave dhe po i japin kohë njëri tjetrit për ta forcuar edhe më shumë lidhjen.
Link: https://www.instagram.com/p/CMQUUUahAMuln83WiN8Hl5hWqzTnzq8sL15TSo0/
Link: https://www.instagram.com/p/CL9__6XhkhN/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLojF-ugG-zclwz5PU9xEkS-EQAXoJ0GAwXLFs0/