Home ShowBiz Modelja italiane harron Robertin dhe “fiksohet me një tjetër këngëtar shqiptar
Modelja italiane harron Robertin dhe “fiksohet me një tjetër këngëtar shqiptar
0

Modelja italiane harron Robertin dhe “fiksohet me një tjetër këngëtar shqiptar

0
0

Pak javë më parë disa foto të Robert Berishës duke u puthur me modelen italiane Maria Bove bënë xhiron e rrjetit.

Ajo ndodhej për vizitë në Kosovë dhe në publikimet e bëra në instagram e pamë shumë të afërt me këngëtarin shqiptar.

Në media u përfol gjatë për një lidhje mes tyre, por në fakt ishte vetë modelja që në fund sqaroi se mes tyre nuk ka asnjë gjë, pavarësisht fotove e videove të postuara në instagram.

Madje tashmë duket se modelja e ka harruar këngëtarin Robert Berisha dhe tashmë e shohim të fokusuar pas reperit Getinjo.

Ajo ka qenë së fundmi në Prizren ku është ndalur tek ura e dashurisë, ndërsa ka postuar një dryn të cilit shihet ti vendosë emrin e Getinjos, ndërsa i bën tag këngëtarit.

Ajo ka shkruar duke qeshur “Emër i gabuar”, duke qenë se emrit i mungon gërma n.

Nuk e dimë çfarë po ndodh mes tyre, kjo mbetet për t’u parë në vijim.

Ata mund të jenë edhe thjesht dy miq të mirë me njëri tjetrin.

marie bova

marie

Link: https://www.instagram.com/maria_bove_official/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHnk122HvoB/