Home Aktualitet Dënim me vdekje në rast aborti…, ja shteti ku mund të hyjë në fuqi
Dënim me vdekje në rast aborti…, ja shteti ku mund të hyjë në fuqi
0

Dënim me vdekje në rast aborti…, ja shteti ku mund të hyjë në fuqi

0
0

Një prej ligjbërësve Republikanë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paraqitur një projektligj që mund të aprovojë dënimin me vdekje për gratë që abortojnë fëmijët e tyre.

Kjo nismë është ndërmarë nga republikani Bryan Slaton i cili e ka njoftuar një gjë të tillë përmes një statusi në Twitter ku ndër të tjera njofton se në këtë mënyrë do ti jepet fund ndërprerjes së jetës së fëmijëve të pafajshëm dhe do të garantojë një mbrojtje të drejtë dhe të barabartë për të gjithë banorët e Teksasit.

Kështu sipas këtij projektligji një femër që aborton fëmijën do të akuzohet për vrasje dhe ky krim në shtetin e Teksasit dënohet me vdekje.

Legjislacioni i prezantuar nga Slaton nuk parashikon përjashtime në raste përdhunimi apo incesti, por vetëm në rastet kur shtatëzania kërcënon jetën e nënës dhe nuk ka asnjë mundësi shpëtimi për të dhe fëmijën.

Një propozim i tillë është bërë disa herë deri tani, por asnjëherë nuk është aprovuar dhe gjithashtu ka ndeshur në kundërshtime të ashpra nga shoqatat në mbrojtje të të drejtave të grave.

texas

texass

texasi

Link: https://www.instagram.com/p/CMWbBDYAYVf/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/two-person-doing-surgery-inside-room-1250655/