Home ShowBiz I preferuari i femrave, një tjetër vajzë shpreh interes për Mevlanin
I preferuari i femrave, një tjetër vajzë shpreh interes për Mevlanin
0

I preferuari i femrave, një tjetër vajzë shpreh interes për Mevlanin

0
0

Mevlani është djali më i përfolur për momentin në “Përputhen”.

Ai është i preferuari i dy vajzave dhe me siguri shumë shpejt do të bëhet i preferuari edhe një vajze tjetër.

Lediana dhe Antonela kanë pasur vazhdimisht debate të ashpra në studio lidhur me Mevlanin, aq sa vetë ai shpesh herë është ndier i lodhur e madje njëherë është larguar i acaruar nga studio.

Antonela ndërkaq deklaroi pak kohë më parë se ka vendosur të tërhiqet, duke qenë se Mevlani është shprehur më shumë i interesuar për Ledianën, por pavarësisht kësaj ajo pasi është rikthyer në studio është afruar për ta puthur në faqe.

Nga ana tjetër edhe nëse Antonela tërhiqet duket se Lediana nuk ka për të mbetur kandidatja e vetme, pasi së fundmi një tjetër vajzë ka shprehur simpati për Mevlanin.

Aristela, vajza e re në “Përputhen” ka deklaruar se është e gatshme të sfidojë, Ledianën dhe Antonelën për Mevlanin, një deklaratë kjo që ka ndeshur me debate nga ana e vajzave, ndërsa nuk ka munguar as ndërhyrja e Mevlanit.

Link: https://www.instagram.com/p/CMnDHfBHiBn/

Link: https://www.instagram.com/p/CMnC7r_H_na/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMbu9ugrwht/