Moderatorja sportive Lei Kraja ka qënë e ftuar në Wake-Up ku ka ndarë të rejat e fundit nga jeta e saj.
Në intervistë e sipër ajo shprehet se është shumë e lodhur për brenda dhe shkaku i kësaj lodhje sipas saj vijnë nga studimet për master që ka nisur pak kohë më parë për Digital Marketing.
Ndër të tjera ajo ndan me shikuesit se kush ka qenë projekti i saj i preferuar.
“Emisioni im më i preferuar që kam bërë në sport, pavarësisht që nuk e kam drejtuar unë, ka qenë ‘Bar Skedina’. Sa jam kënaqur te ‘Bar Skedina’, duke vënë skedina. Ashtu mësohet futbolli (qesh). Ishte emision shumë i bukur, në lokal, muhabet”- u shpreh Lei.
Rrëfimi i saj për skedinat ka shkaktuar, mjaft të qeshura në studio. Lei gjithashtu shtoi se ka pasur njerëz që i kanë besuar skedinave të mia dhe kanë humbur.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=4phfcan3sOo
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKM82YQBnxg/?utm_source=ig_web_copy_link