Eni Çobani rrënqeth me dedikimin ndaj të atit të ndjerë, pas 6 vitesh zbulon amanetin e tij
Eni Çobani është një ndër juristet më të njohura në vendin tonë.
Jemi mësuar ta shikojmë vazhdimisht në rubrikën e saj ‘Shihemi në gjyq’.
Eni gjithmonë kujdeset për ndjekësit që ti mbajë të informuar mbi ndodhitë më të fundit nga jeta e saj.
Pak orë më parë juristja i ka bërë një dedikim të atit të ndjerë.
“Kaluan 6 vjet po ti je këtu i shtrenjti ynë .Njeriu ikën kur harrohet por kur kujtohesh me të njëjtin emocion, dashuri, adhurim, respekt, dhe mirnjohje. Ti do jetosh përjetë me ne. Kam folur shpesh dhe do flas sa të jem gjallë se ti je frymëzimi, udhërrëfyesi im në çdo moment të jetës time.Babai im më ka dhënë gjënë më të çmuar që mund të më jepte: ka besuar në mua.Ti jeton me mua dhe shërbimi im ndaj këtij vendi është amanati që ti na le për mos ta lënë kurrë këtë vend”
Kujtojmë se juristja gjithmonë iu ka dalë në krah grave të cilat janë cënuar padrejtësisht nga jeta dhe për një pjesë prej tyre ka qenë një suport i madh.
Link: https://www.instagram.com/p/CM35TBmh63j/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMpp7hthSoD/?utm_source=ig_web_copy_link