Aktorja e njohur Sharon Stonë ka publikuar së fundmi një libër ku ka rrëfyer disa të vërteta tronditëse nga jeta e saj.
Në librin me titull “E bukura e të jetuarit dy herë”, Stonë flet për një pjesë të errët të fëmijërisë së saj ku zbulon se ajo dhe motra e saj janë abuzuar seksualisht kur kanë qenë fëmijë nga gjyshi nga ana e të ëmës.
Stonë akuzon gjithashtu edhe gjyshen se ndihmoi gjyshin që ti mbyllte në dhomë e më pas të abuzonte si me të edhe me motrën e saj, një ngjarje kjo që ka lënë trauma në jetën e tyre.
Aktorja e përshkruan këtë moment si një ndër momentet më dramatik në jetën e saj.
Gjyshi i aktores ndërroi jetë kur ajo ishte 14 vjeç dhe motra e saj 11.
Aktorja e rrëfen këtë moment si një lehtësim për të dhe motrën e saj.
Në librin e saj ajo zbulon gjthashtu shumë të vërteta të tjera mbi jetën e saj personale dhe atë profesionale, ku nuk mungojnë edhe histori të ndryshme nga Hollyëood gjatë punës së saj në filmat ku interpretuar.
Link: https://www.instagram.com/p/CFNdvr_poLk/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/yP0y5VVbcA0