Elvisi, një prej djemve të “Përputhen” që është larguar së fundmi pas një debati me Arjanin dhe Antonelën është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes.
Për sa kohë ishte brenda ai shfaqi interes për Sindin dhe ajo gjithashtu u shpreh disa herë se për Locon kishte respekt dhe ndihej mjaft mirë me të, megjithatë për aq kohë sa ai ishte në emision nuk mundi dot të vendoste.
Së fundmi Elvisi vendosi t’ju përgjigjet kuriozitetit të fansave të cilët ndër të tjera e pyesin gjithashtu edhe sa i takon jetës së tij private.
Ai ka dekalaruar se është aq single saqë do të shkojë të marrë pjesë tek një tjetër emision love story, këtë herë në Kosovë.
Dikush e ka pyetur ndërkohë nëse do të lidhej me në vajzë nga Kosova dhe ai i ka habitur të gjithë me përgjigjen.
“ Kam qenë i lidhur me një vajzë nga Kosova. Madje e para fare ka qenë nga Kosova. Gabimi më i madh i jetës time. Problemi është që vdes të gaboj”, shkruan ai në përgjigje të pyetjes që i bëhet duke zbuluar kështu më shumë detaje nga jeta e tij private.
Link: https://www.instagram.com/loco.elvis/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CM2GYB3BTYH/