Ana Kauri është një prej vajzave të “Përputhen” që edhe pse pati disa takime dhe flirte brenda spektaklit vendosi të dilte e papërputhur.
Ajo është mjaft aktive në instagram dhe shpesh herë e shohim teksa ndan me ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi ajo ka vendosur ti pyesë ndjekësit e saj se cila është sakrifica më e madhe që kanë bërë në jetë dhe ndër shumë përgjigje dikush e ka provokuar duke i shkruar: “Të paktën nuk jemi futur në Përputhen ti gjejmë gjërat qyl”
“Asnjë gjë nuk të jepet qyl sot. Nëse të duket kështu, kujto pak riskun e madh që merr në momentin që del në një program si Përputhen që do komentohesh 24/7 për çdo gjë tënden dhe presionin e madh që të krijohet dhe për më tepër duhet të dish të menaxhosh çdo situatë. Është e lehtë të flasësh për të tjerët”, përgjigjet Ana duke treguar kështu se nuk është edhe aq e lehtë fama që merr nga ky spektakël.
Link: https://www.instagram.com/annakauri/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLSPDGahAg3oecc1wCjuYxvXX8r3TnagrDOJFw0/