Home ShowBiz Me foton e rrallë 10 ditë pas lindjes së Diellit, Arbana rrëfen stresin e përjetuar
Me foton e rrallë 10 ditë pas lindjes së Diellit, Arbana rrëfen stresin e përjetuar
0

Me foton e rrallë 10 ditë pas lindjes së Diellit, Arbana rrëfen stresin e përjetuar

0
0

Moderatorja Arbana Osmani u bë nënë e një djali në tetor të vitit të shkuar.

Ajo ka ndarë më ndjekësit në Instagram një foto të rrallë 10 ditë pas lindjes së djalit ndërsa ka rrëfyer një eksperiencë jo fort të këndshme që ka përjetuar pasi ju desh të provonte sërish rrobat  e dikurshme.

Në foto ajo shfaqet përpara pasqyrës me një palë xhinse veshur ndërsa zbulon se si përjetoi stres pas ndryshimit që kishte përjtuar trupi i saj.

“ Një nëntor 2020, 10 ditë pas lindjes së Diellit hyra në xhinset e vjetra, shkova dhe në peshën para lindjes, por trupi kishte ndrushuar. Në fillim u stresova se duhet të isha në formë për rinisjen e programit dhe asnjë veshje s’më rrinte mirë. Kështu megjithëse me një bebe të vogël dhe një më të madh rifillova palëstrën cdo ditë dhe një regjim ushqimor. Por me rifillimin edhe të punës kjo rutinë u bë shumë e lodhshme dhe pasi një ditë u ndjeva keq fizikisht ndalova. Vendosa ti jap vetes kohë dhe të fokusohem më shumë tek shëndeti mendor dhe qetësia. Dhe nga ajo ditë nuk kam hequr asnjë gram dhe trupi është po njësoj, por Brenda vetes jam shumë më mirë. Merrni kohën tuaj për tu shërruar”, shkruan Arbana krahas fotos.

arbana osmani

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIQSirjAVzi/