The Economist Intelligence Unit’s ka bërë një renditje të 10 vendeve më të mira për të jetuar në botë duke analizuar disa indikatorë si ekonomia, arsimi e shëndetësia.
Konkretisht vendin e parë e zë Viena, kryeqyteti austriak i cili është vlerësuar me 99.1 pikë nga 100 të mundshme sa i takon stabilitetit, kujdesit shëndetësor, arsimit si dhe 96.3 pikë sa i takon kulturës dhe ambjentit.
Në vend të dytë renditet Melbourne i Australisë me 98,4 pikë për t’u ndjekur në vend të tretë nga Sydney po në Australi që ashtu si Melbourne është vlerësuar maksimalisht për kujdesin shëndetësor, arsimin dhe infrastrukturën.
Vendi i katërt i takon qytetit Osaka në Japoni, i cili është qyteti me më shumë jetë dhe aktivitet në Azi, duke marrë në total 97,7 pikë.
Ndërsa në vend të pestë renditet Calgary në Canada që ka arritur një vlerësim maksimal prej 97,5 pikë në çdo fushë përjashto kulturën dhe ambjentin për të cilat ka marrë vetëm 90 pikë.
Link: https://unsplash.com/photos/Th2MisvdKr0
Link: https://unsplash.com/photos/2nudj4UFI-0
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/EOq4Dj33G_U