Home Aktualitet U infektua me Covid-19, aktori shqiptar në gjendje kritike për jetën
0

U infektua me Covid-19, aktori shqiptar në gjendje kritike për jetën

0
0

Guljelm Radoja është një nga aktorët më të njohur për skenën shqiptare. Ai së fundmi është infektuar me Covid 19 dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë.

Njëri nga miqtë e tij Bashkim Zahaj nëpërmjet një statusi në rjete sociale ka ndarë me ndjekësit një thirrje .

Mesoj se Guljemi aktori jonë i dashur qenka rëndë në spitalin e Durrësit nga Covid. Shteti shqiptar i detyrohet këtij aktori për një shërbim më të specializuar jashtë shtetit.

Uroj të rezistosh e të fitosh Guljem -shkruan Zahaj.

Covidi nuk toleron askënd dhe situata të tilla duhet të merren gjithmonë seriozisht sepse të gjithë kemi qënë dëshmitarë të ikjeve të njëpasnjëshme që nga bota e artit deri tek njerëzit e thjeshtë.

Urojmë që aktori Shkodran ta fitojë betejen me këtë virus të tmerrshëm dhe ti rikthehet skenës për të vënë në jetë projektet që ka lënë pezull.

Linku: https://www.facebook.com/bashkim.zahaj

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/bashkim.zahaj