Kur bie fjalë për kujdesin ndaj lëkurës të gjithë jemi shumë të vëmendshëm për të përzgjedhur produktet më cilësore.
Megjithatë kremërat dhe serumet e shtrenjta ndonjëherë janë të padobishme nëse nuk kombinohen me një dietë ushqimore të pasur.
Madje janë disa ushqime që ju ndihmojnë dhe që janë shumë herë më efektive në lëkurë sesa kremerat e shtrenjta.
Konkretisht për të patur një lëkurë të shëndetshme dhe që shkëlqen ju duhet të konsumoni ushqimet e mëposhtme.
- Peshku është i pasur me omega 3 dhe konsumi i tij do të ndihmojë për një lëkurë të pastër dhe që shkëlqen.
- Avocado është e pasur me vitamina dhe është një antioksidues perfekt dhe nëse konsumohet në sasinë e duhur është njësoj si kremërat hidratues më të shtrenjta.
- Lajthitë janë të pasura me acide yndyrore të shëndetshme si dhe omega 3 dhe omega 6 të cilat janë shumë të shëndetshme.
- Farat e lulediellit janë gjithashtu një burim shumë i pasur i vitaminës E, që është shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës.
- Patatet e ëmbla janë të pasura me vitamin A, që gjithashtu i shërben lëkurës dhe që e ushqen atë duke e bërë të ndihet më e freskët.
Gjithashtu burim i mirë vitaminash janë specat, brokoli, domatet dhe çokollata e zezë të cilat duhet të konsumohen sa më shpesh.
Nëse të gjitha ushqimet e lartpërmendura i bëni pjesë të dietës tuaj, nuk do të keni nevojë për trajtime apo produkte të shtrenjta.
Link: https://www.healthline.com/nutrition/12-foods-for-healthy-skin#9.-Soy
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/eCJiD00AJqs