Kristiani është një nga ish konkurrentët e Për’Puthen që ka shkaktuar shumë zhurmë në shtypin rozë.
Së fundmi me një status në rrjete sociale Kristi ka hedhur akuza të forta mbi censurën që i është bërë gjatë emisionit.
Ai shprehet se jo të gjithë janë trajtuar në mënyrë të barabartë dhe me sa duket ka marrë shkas nga ballafaqimi i Sindit me Arjanin.
Kujtojmë se konkurrentin e akuzuan për shitje droge dhe nuk i dhanë mundësi që të sqarohej në emision, por e larguan menjëherë nga studio.
‘Nuk jetojm me të shkuarën por meqë mu shfaq kjo video e ndjeva të bëja një sqarim’- shprehet ai.
Është më se e qartë se Kristianit nuk i ndahet shpirti nga vëmendja dhe emisioni dhe nëpërmjet postimeve në rrjete sociale arrin të jetë disi protagonist.
Linku: https://www.instagram.com/stories/kristianmarcinaj/2565608090984738720/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kristianmarcinaj/