Home Lifestyle Ngjyra më e përshtatshme për takimin e parë, ja çfarë duhet të zgjidhni
Ngjyra më e përshtatshme për takimin e parë, ja çfarë duhet të zgjidhni
0

Ngjyra më e përshtatshme për takimin e parë, ja çfarë duhet të zgjidhni

0
0

Që takimi i parë të shkojë mirë duhet të vishni diçka në ngjyrë të zezë.

Mund të habiteni, por në fakt ngjyra e zezë nuk del asnjëherë nga moda dhe është përfekte për t’u dukur sa më mirë.

Madje ngjyra e zezë ka mundur edhe të kuqen që konsiderohej si një ngjyrë shumë e mirë për t’u veshur në një takim të parë.

Ky rezultat ka dalë nga një studim i Universitetit Lincoln në Britaninë e Madhe ku një grup psikologës kanë analizuar çiftet në një format televiziv të quajtur “Takimi i parë”  ku zbuluan se shumica e çifteve kanë preferuar ngjyrën e zezë tek partneri dhe po ashtu kanë zgjedhur po të zezën për t’u veshur vetë.

Pas të zezës është renditur ngjyra blu e errët.

Të dyja këto ngjyra, mund të rrisin tërheqjen kundrejt personit përballë, pasi hyjnë tek ngjyrat serioze dhe kanë një rëndësi thelbësore në përshtypjen që dikush lë në takimin e parë.

Link: https://www.ansa.it/canale_saluteebenessere/notizie/stili_di_vita/2018/04/26/e-il-nero-il-colore-del-primo-appuntamento-e-batte-il-rosso_edfbc586-730f-4628-bc7d-05b099484122.html

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/VDb0wxbfG6k