Melisa ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Roped with Olsi”, ku ka folur gjatë mbi historinë e saj të dashurisë me Andin, arsyen përse e ka fshehur si dhe mendimin që ka për autoren e programit dhe kandidatët.
Ndër shumë pyetje mbi kandidatët e “Përputhen”, ajo është pyetur edhe për vajzën më false në atë program.
Melisa nuk ka nguruar të përgjigjet duke thënë se personazhi më fals është Lediana dhe se ajo e di shumë mirë që ka të drejtë dhe është shumë e sigurt për atë që thotë, por arsyen ka preferuar të mos e bëjë publike.
Kujtojmë se Lediana është deklaruar për Mevlanin dhe që të dy janë drejt daljes nga programi, por deklarata e Melisës duket sikur do të thotë se ndoshta ata nuk janë në të vërtetë çift dhe duke parë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën nuk do të habiteshim nëse do të ishte vërtetë kështu.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=OsOa9ege9i4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/COc99illRbYk4vFLwV_G4aFBFmvEdRerzRlhT80/