Jasmina është një nga konkurrentet më të zhurmshme të emisionit dhe pas daljes historitë e saj duket se nuk kanë të mbaruar.
Së fundmi ish konkurrentja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamur Zone’ ku ka zbuluar shumë detaje mbi jetën e saj.
Në një rrëfim prekës për familjen, Jasmina shprehet që ajo ia ka dalë mbanë të jetë këtu ku është falë mbështetjes së të ëmës dhe familjarve të saj.
Për babain ajo ka preferuar të mos flasë, pasi ai paska qenë një mungesë e madhe në jetën e ish -konkurrentes.
Jasmina ka treguar që prindërit janë dvorcuar kur ajo ishte në moshën 3 vjeçare dhe i ati që nga ajo kohë nuk është bërë i ‘gjallë’ për të.
Ajo është mësuar tashmë me këtë mungesë dhe nuk dëshiron që t’ia dijë më sepse kjo ka qenë zgjedhja e tij dhe jo e saj që në fillime.
Kujtojmë se Jasmina dhe Andi pas daljes nuk po shoqërohen më me njër-tjetrin dhe madje nuk janë as miq në Instagram.
Linku: https://youtu.be/Ao8hsaHi7FE
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jasminkadriu/