Tea mbetet një nga konkurrentet më të përfolura në mediat rozë për shkak të jetës së saj personale dhe lidhjes që përfundoi akoma pa filluar mirë me Beartin.
Ajo ka qenë e ftuar në puntatën e sotme të Për’Puthen ku ka ndarë me ndjekësit të gjitha ndjesitë që i ka lënë emisioni, Bearti dhe gjithçka që ka ndodhur aty brenda.
Nga bashkëbisedimi me Borën dhe Arjanin, Tea shprehet se e ka vuajtur shumë ndarjen nga Bearti dhe që nga ajo ditë nuk ka pasur komunikim mes tyre.
Nga pyetjet ngacmuese që i bëri Arjani ajo lë të nënkuptohet se zemra e saj është akoma peng e lidhjes me djalin nga Kosova.
Gjithashtu Tea u shpreh se në jetën e saj nuk ka asnjë mashkull duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet e rrjetit.
Linku: https://www.instagram.com/p/CPQzGVcHsZX/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/tea.trifoni/