Sot do të festonte 21 vjetorin e të birit të ndjerë, shkrimtarja e njohur rrënqeth rrjetin
Shkrimtarja e njohur Flutura Açka së fundmi në ditën e 21 vjetorit ka kujtuar të birin e ndjerë. Me një postim në rrjetet sociale shkrimtarja rrënqeth me fjalët.
‘Po hajde, moj mamka! Kur ishte ditë, Biri ia zbehte asaj ngjyrat; kur ishte natë i derdhte asaj shumë dritë. “Po hajde, moj mamka!”, thërriste prej nga tryeza e shtruar, kur unë ende vërtitesha mes gatesave që e bënin ditëlindjen e tij të larmishme, siç e pëlqente ai, me tapas të shumta.
Dhe ditëlindja zgjaste me ditë, aq sa zinte ditëlindjen time. Gjenim gjithnjë arsye për festat tona të vogla, si ta dinim se do të na mohoheshin festat tona të mëdha. Sot Biri do të mbushte 21, dhe unë prapë do ta miros tryezën për festën tonë të vogël. Kujtimi, ky është tapia e vetme e sigurtë e patjetërsueshme e njeriut. Ju lutem, miq, m’i kurseni ngushëllimet nën foto,” shkruan Aça në postimin e saj krhas fotove.
Kujtojmë se shkrimtarja e njohur humbi të birin në moshën 18 vjeçare nga një sëmundje e rëndë.
Linku: https://www.facebook.com/flutura.acka.7
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/flutura.acka.7