Sa më shumë që ndani marrëdhënien tuaj në internet, aq më pak jeni të lumtur si çift sipas një studimi të ri.
Çiftet që postojnë tre ose më shumë selfie në mediat sociale në javë janë më pak të lumtur sesa ata që postojnë vazhdimisht nga marrdhënia e tyre.
Në një sondazh të bërë mbi më shumë se 2,000 persona të moshës 18-50 vjeçarë, çifteve u kërkua të vlerësonin lumturinë e përgjithshme në marrëdhënien e tyre. Ata u pyetën për lumturinë e përgjithshme, intimitetin, komunikimin dhe besimin, si dhe sa shpesh ata postojnë në lidhje me marrëdhëniet e tyre në mediat sociale.
Çiftet e anketuara u pyetën për nivelin e tyre të intimitetit, komunikimit dhe besimit.
Rezultatet tregojnë se nga 100 përqind që postojnë shpesh në rrjete sociale, vetëm 10 përqind e çifteve janë të lumtur. Nga 100 përqind që nuk postojnë në internet , 46 përqind janë më të lumtur.
Studimi sugjeron që ‘çështjet e besimit’ mund të shkaktojnë që çiftet e palumtur të postojnë më shpesh në mediat sociale, arsyeja numër një për çiftet që ndanin marrëdhëniet e tyre në internet ishte të shprehnin tek të tjerët se ndihen të lumtur.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/couple-hugging-and-using-smartphone-near-sea-on-sunset-4555321/