Home Lifestyle Ulen temperaturat, ja si do të jetë moti gjatë gjithë javës
Ulen temperaturat, ja si do të jetë moti gjatë gjithë javës
0

Ulen temperaturat, ja si do të jetë moti gjatë gjithë javës

0
0

Java vazhdoi me mot të freskët, por dita ditës pritet të kemi një rritje të lehtë dhe graduale të temperaturave.

Maksimumi i këtyre vlerave për këtë javë pritet të shkojë 27-28 gradë celsius gjatë ditës së enjte dhe të premte.

Pritet që dita e sotme dhe e nesërme të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve e vranësirave të pakta gjatë orëve të para të paradites, ndërsa mesdita do të shtojë vranësirat në territorin shqiptar, duke bërë që herë pas here të kemi mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara deri në orët e pasdites.

Mbrëmjet do të sjellin një përmirësim të kushteve të motit. Dita e mërkurë e në vijim sjell mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësira të pakta të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat përgjatë shtrirjes lindore.

Linku: https://www.facebook.com/meteoalb

Burimi i fotos: https://unsplash.com/s/photos/rainy-day