Home ShowBiz Për’Puthen tashmë edhe në teatër, ja çfarë do të ndodhë me emisionin
Për’Puthen tashmë edhe në teatër, ja çfarë do të ndodhë me emisionin
0

Për’Puthen tashmë edhe në teatër, ja çfarë do të ndodhë me emisionin

0
0

Për’Puthen është një nga emisionet më të komentuar në media dhe jo vetëm. Pak kohë më parë u njoftua se emisionit rinor po i vjen fundi mirëpo ky vendim nuk ka zgjatur për shumë dit.

Me një postim në rrjete sociale Bora Zemani së bashku me Arjanin dhe Olsën kanë dhënë një lajm për të gjithë adhuruesit e emisionit.

Për’Puthen do të vijojë gjatë gjithë sezonit veror ku do të organizojnë një tur me konkurrentët në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Të gjithë ndjekësit do të kenë mundësi të kalojnë pak çaste me ta në këtë eksperiencë të re.

Turi i tyre do të startojë në teatrin Aleksandër ‘Moisiu në Durrës’. Gjatë këtij turi veror do të zgjedhen edhe konkurrentët për sezonin e ri.

Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë pas datës 7 qershor me konkurrentët gjatë kësaj eksperience.

Linku: https://www.instagram.com/stories/borazemani/2587426456615720488/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/borazemani/