Home Lifestyle Pse shkaktohen rrathët e zinj poshtë syve dhe si mund të shpëtoni prej tyre
Pse shkaktohen rrathët e zinj poshtë syve dhe si mund të shpëtoni prej tyre
0

Pse shkaktohen rrathët e zinj poshtë syve dhe si mund të shpëtoni prej tyre

0
0

Shumë faktorë çojnë në këto mavijosje të syve dhe ato mund të jenë mjaft të vështira për tu trajtuar. Për të fituar betejën kundër rrathëve të errët dhe për të sjellë dritë dhe shkëlqim në fytyrën tuaj, ju duhet të jeni të mirë informuar.

Këtu janë shumë mënyra se si mund të trajtoni rrathët e errët nën sy dhe të gjitha këshillat thelbësore që ju duhen për t’i mposhtur ato.

Shkaqet më të mëdha të kësaj gjendje të lëkurës në sy shkaktohen nga:

Gjenetika

Gjenet tuaja mund të diktojnë nëse jeni të predispozuar për rrathë të errët, veçanërisht nëse keni ndonjë problem tiroide në familje. Mbajtja nën kontroll e tiroides do t’iu japë ndryshime të qarta.

Plakja

Lëkura e hollë dhe muskujt që rrethojnë sytë bëhen edhe më të hollë për shkak të një prodhimi të zvogëluar të kolagjenit dhe elastinës prandaj në dietën tuaj duhet të shtohet sasia e kolagjenit dhe vitaminave.

Mungesa e gjumit

Edhe vetëm qëndrimi disa orë para gjumit mund të shkaktojë formimin e rrathëve të errët. Sigurohuni që të bëni minimalisht 7 h gjumë në ditë.

Dehidratimi

Kur trupi juaj nuk merr sasinë e duhur të ujit, lëkura juaj patjetër që vuan. Sytë tuaj do të duken të zhytur dhe lëkura që i rrethon do të duket e lodhur. Lëkura juaj do t’iu falenderojë nëse iu do të shtoni sasinë e ujit.

Alergji

Fërkimi i syve mund t’ju japë fryrje dhe çanta, dhe reagime alergjike ndaj gjithçkaje kështu që duhet ta shmangni këtë veprim sa më shumë që të mundni.

Pasi keni mësuar tashë faktorët që iu ndikojnë negativisht në krijimin e rrathëvë të errët të syve ju duhet të mundoheni të mos abuzoni më veprimet e përditshmërisë tuaj dhe do ta shikoni që brenda pak kohësh ndryshimi do të jetë i dukshëm.

Linku: https://drkooskincare.com/blogs/news/6-ways-you-can-get-rid-of-dark-under-eye-circles-at-home

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/calm-woman-behind-tree-bark-in-park-3727149/