Princi Harry dhe Meghan Markle janë bërë prindër për herë të dytë pak ditë më parë. Meghan ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i dukës dhe dukeshës.
Meghan dhe Harry i kanë vendosur vajzës emrin Lilibet, në nder të Mbretëreshës Elizabeth dhe emrin e dytë Diana në kujtim të mamasë së Harry-t.
Princi Harry, Meghan Markle nuk i kërkoi asnjë Mbretëreshës të përdorte emrin Lilibet, pretendojnë burime pranë ‘Pallatit Mbretëror’.
Princi Harry dhe Meghan Markle pas kësaj deklarate janë kthyer në epiqendrën e thashethemeve të familjes së tyre.
Korrespondenti mbretëror i BBC Jonny Dymond raportoi në programin kryesor se Mbreteresha nuk u pyet kurrë vendosjen e emrit të mbesës së saj.
“Burimi i Pallatit i thotë BBC se Mbretëresha nuk u pyet nga Meghan dhe Harry mbi përdorimin e pseudonimit të saj të fëmijërisë; raportet sugjeronin që Harry kishte kërkuar leje nga Mbretëresha për ta quajtur të porsalindurin ‘Lilibet’; por burimi i Pallatit thotë se Mbretëresha nuk u pyet asnjëherë ’,” shkroi Dymond në Twitter.
Familja e madhe mbretërore për shkak të deklaratave të tyre kanë qenë në qëndër të vëmendjes së mediave. Adhuruesit e familjes janë bërë lëmsh dhe nuk dinë çfarë të besojnë pas gjithë këtyre deklaratave kontradiktore.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/meghanmarkle_official/