Sabri Fejzullahu është një nga artistët më të plotësuar të estradës tonë. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Vizioni i pasdites’.
Artisti ka rrëfyer se pavarësisht arritjeve ëndrra dhe puna vazhdon për të sjellë projekte të tjera për të gjithë adhuruesit e tij.
Këngëtari shprehet se ndjehet i përmbushur pasi fëmijët janë në një rrugë të mbarë dhe e kanë bërë krenar në çdo moment.
Teksa flet për të birin Ermalin ai zbulon amanetin që ia ka lënë babai i Sabriut para se të ndëronte jetë.
‘Ja ka lënë baba amanet që kur të shkojsh nalt të përshëndesë ata poshtë shkallëve. Përshëndeti njerezit sepse nuk i dihet jetës,’- rrëfen Sabri Fejzullahu për amanetin e të atit.
Në fund të intervistës këngëtari i premton moderatores Evi Reçi se do të realizojnë një bashkëpunim së shpejti dhe padiskutim për këtë të fundit ishte një ëndërr e madhe
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=2iPwTgknxJw
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sabrifejzullahu_official/?hl=en