Home ShowBiz Çfarë po ndodh me raportin e tyre, William dhe Harry organizojnë takimin privat
Çfarë po ndodh me raportin e tyre, William dhe Harry organizojnë takimin privat
0

Çfarë po ndodh me raportin e tyre, William dhe Harry organizojnë takimin privat

0
0

Princat William dhe Harry do të takohen privatisht pas zbulimit të statujës së Princeshës Diana në shenjë pajtimi, sipas një raporti të ri.

Vëllezërit grindavecë do të mblidhen me familjen e ngushtë pas ngjarjeve të pakëndshme mes tyre raportoi ‘The Telegraf’.

Dukesha e Kembrixhit Kate u pre nga lista e të ftuarve në një përpjekje për të mbajtur numrat poshtë për shkak të protokolleve COVID-19, por personi i brendshëm tha që kjo është thjesht një justifikim për ta mbajtur dramën familjare larg ceremonisë së rëndësishme.

Vëllezërit do të zbulojnë një statujë për nder të nënës së tyre në atë që do të kishte qenë 60 vjetori i lindjes së saj.

Princi Charles, ish-burri i Dianës, gjithashtu thuhet se do të mungojë në ngjarje, pasi “plagët e vjetra” mund të rishfaqen.

Gruaja e Harry-t, Meghan Markle, do të mbetet në Kaliforni ku ajo po kujdeset për vajzën e tyre të porsalindur, Lilibet Diana dhe djalin e tyre 2-vjeçar, Archie.

Ky takim pritet që të sheshojë prblemet mes familjes megjithatë pas kaq shumë tentativash kjo ditë duket se është shumë larg.

Linku: https://pagesix.com/2021/06/30/princes-william-harry-to-hold-private-meeting-after-diana-statue-reveal/

Burimi i fotos: https://pagesix.com/