Home ShowBiz Merret vendimi, ja çfarë do të ndodhë me marrëveshjen e të atit dhe Britney Spears
Merret vendimi, ja çfarë do të ndodhë me marrëveshjen e të atit dhe Britney Spears
0

Merret vendimi, ja çfarë do të ndodhë me marrëveshjen e të atit dhe Britney Spears

0
0

Britney Spears i habiti të gjithë me rrëfimin e saj pak ditë më parë në gjykatë ku tregoi se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga i ati.

Sipas këngëtares ai është shkaku i shkatërrimit të jetës dhe ëndrrave të saj për hir të marrëveshjes që kanë firmosur së bashku.

Vetëm pak orë më parë, gjykatësja e kësaj çështje ka marrë vendimin në lidhje me kërkesën e saj për të hequr kujdestarinë e babait.

Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angelesit, nënshkroi një vendim të ri që vazhdon t’i japë babait të këngëtares Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj, duke hedhur poshtë kërkesën e Britneyt.

Detajet e këtij vendimi nuk dihen ende, megjithatë pritet të paraqitet një peticion i ri që kërkon lirinë e Spears.

Këngëtarja deklaroi se nuk ka folur më parë publikisht sepse mendonte se askush nuk do e besonte, teksa zbuloi se nuk mund të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.

Linku: https://people.com/music/britney-spears-conservator-jodi-montgomery-slams-jamie-spears-claims/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/britneyspears/