Almeda dhe Tolga pak kohë më parë janë bërë prindër për herë të dytë.
Ardhja në jetë e vajzës nuk paska qenë aspak e lehtë dhe një gjë të tillë na e konfirmon vetë e ëma nëpërmjet një video në kanalit të saj në ‘YouTube’.
Lindja ishte shumë e komplikuar, saqë iu deshën plot 16 orë që e vogla e tyre të vinte në jetë.
Partneri i saj ka qenë prezent gjatë këtyre momenteve plot sakrifica dhe vuajtjet e partneres e kanë bërë të reflektojë.
‘Tolga po mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës”-tha Almeda.
“Më vjen keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë’-i ka thënë Tolga.
Aktorja ka treguar se shtatzania me Alinën ka ardhur në një periudhë të vështirë për shkak të pandemisë ku çdo gjë ishte e izoluar.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=mqYIHKAE_pc
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/almeda92/