Home Lifestyle Çfarë pëlqejnë meshkujt në seks dhe kush është partneria ideale sipas horoskopit
Çfarë pëlqejnë meshkujt në seks dhe kush është partneria ideale sipas horoskopit
0

Çfarë pëlqejnë meshkujt në seks dhe kush është partneria ideale sipas horoskopit

0
0

Dashi

Burrat e Dashit janë shumë “reaktivë”: nuk duhet të prisni gjatë për tu zgjuar seksualisht! Dëshira e tyre është të kënaqin gruan: të mos e kënaqin atë është një atentat kundër egoizmit të tyre. Ata mund të përshtaten dhe të luajnë lojëra të gjata, përkëdhelje, fjalë të ëmbla thjesht për të kënaqur plotësisht gruan me të cilën bëjnë dashuri.

Burrat e kësaj shenje duan seks të shpejtë, por nuk tërhiqen nga gratë që ju dhurohen shumë shpejt. Ata kërkojnë rrezik, domethënë sfidë dhe aventurë. Femra e dëshiruar nga një mashkull i kësaj shenje, duhet të jetë e hedhur dhe sportive, por ky trup tonik duhet të largohet nga zona të buta. Shigjetari është partnerja ideale.

Demi

Mashkulli i kësaj shenje i pëlqen gjërat tradicionale dhe seksi nuk bën përjashtim. Mos e shpërqendroni gjatë kontaktit: përndryshe ai mund të zemërohet! Për çdo ndalesë duhet të filloni në të vërtetë nga fillimi për të krijuar të njëjtën atmosferë. Në fantazitë e tyre erotike, ata ndërthurin kënaqësitë e seksit me ato të tryezës. Një grua që në një mënyrë provokuese ha luleshtrydhe, lëpin një akullore. Akrepi është partnerja ideale.

Binjakët

Një karakteristikë tipike e burrit Binjak është imagjinata e një aventure seksuale të përsosur, si zbulimi i një personi misterioz dhe stimulues, në një grup njerëzish të sapo njohur gjatë një mbrëmjeje.

Vendi i tij ideal për të bërë seks mund të jetë një dhomë luksoze hoteli, në një shtrat mëndafshi, duke pirë shampanjë, duke biseduar dhe duke u afruar ngadalë me temperaturën e duhur seksuale. Burri Binjak është i gatshëm të jetojë një përvojë erotike me çdo grua që tërheq vëmendjen dhe fantazinë e tij. Gruaja ideale është Peshorja

Gaforrja

Dihet që burrat Gaforre kanë shumë fantazi gjatë marrëdhënieve seksuale. Krijimtaria e tyre manifestohet në mënyrë spontane kur ata gjejnë një partner me ndjenjën e lojës në seks. Atmosfera e preferuar është ajo me dritë të vrarë. Nëse nuk mund të keni një dhomë romantike kërkoni të kundërtën: një vend i hapur, i izoluar pranë ujit. Sigurisht që ata duan të jenë të sigurt se askush nuk po i shikon sepse ata nuk duan të ruhen gjatë marrëdhënieve seksuale. Burrat e Gaforres preferojnë një gjoks që shihet përmes një dekolte, ose një trup që shihet përmes një fustani të lagur. Partnerja ideal është në shenjën e Peshqve

Luani

Luani mashkull adhuron anën misterioze të partneres së tij. Shumë prej tyre imagjinojnë një grua me një maskë që të mbulon fytyrën dhe që nuk të thotë asnjë fjalë, vetëm puthje dhe puthje pasionante.

Burrat e kësaj shenje nuk e kanë problem të marrin rolin kryesor në marrëdhëniet seksuale. Në të njëjtën kohë ata nuk e kanë problem të luajnë rolin e “luanit kapriçioz” i cili pëlqen të përkëdhelet, si një mbret i vërtetë. Luani mashkull ëndërron vazhdimisht të bëjë seks me 2 femra.  Partnerja ideale është në shenjën e Akrepit.

Virgjëresha

Burri Virgjëreshë pëlqen të zhvishet shpejt dhe të ndiejë kontaktin e trupit të tij të zhveshur me atë të partneres së tij. Ai pëlqen të ndihet rehat duke studiuar trupin e partneres, veçanërisht pikat me ndjeshmërinë më të lartë erogjene, në mënyrë që të mund t’i lëpijë dhe t’i prekë me shkathtësi, për ti dhënë kënaqësi të madhe. Ai pëlqen të mbyllë sytë, në ekstazë. Partneria ideale Demi.
Peshorja

Mashkullit të Peshores i pëlqen shumë të dalë dhe të argetohet, përfshi edhe seksin. Shpesh dashurohen me femra shumë të bukura, duke përjashtuar rastet kur gjejnë një nivel kulturor dhe intellektual më të ulët se e tija. Në fakt një Peshore largohet nga injoranca dhe budallallëku. Vleresojnë finesen dhe kujdesin mbi detajet. Adhurojnë gratë që veshin të brendshme seksi, si për shëmbull këmisha. Nuk është e rrallë që preferojnë të jenë të lidhur në shtrat dhe te masazhohen nga partneri, duke lënë që të jetë femra ajo që drejton lojën sipas dëshirave të saj. Partneria ideale Ujori.

Akrepi
Mashkulli Akrep është i karakterizuar nga një sensualitet i madh. Nuk është e lehtë të eksitosh një mashkull Akrep, sepse fantazia e tyre erotike dhe zotësia e tyre, i bëjnë që të kenë shije shumë të veshtira.
Kjo shenjë tek meshkujt bën pjesë tek ata që e duan pak seksin oral. Nuk janë në kundershtim, por mendojne qe seksi oral nuk të çon në një kënaqësi totale, në maksimum e konsiderojnë antipastë e shijshme. Akrepët kanë një vetëkontroll shumë të mirë.
Partneria ideale Luani.

Shigjetari
Mashkulli Shigjetar nuk ka nevoë të demostrojë teknika të veçanta për të bërë për vete një femër, sepse sharmi i tij bën që femrat të dashurohen pas tij. Është në kërkim të një femre që të hidhet në raport me deshirë dhe gëzim. E zonja ta provokojë me fjalë dhe gjeste të dukshme dhe të kuptueshme. Partneria ideale Dashi.

Bricjapi

Mashkulli Bricjap arrin zakonisht suksesin dhe kënaqësinë sentimentale më vonë se shenjat e tjera. Kanë shpesh një tërheqje më të madhe me kalimin e viteve, që u jep atyre një veëbesim më të madh.
Meshkujt Bricjap e duan seksin dhe mësojnë shpejt të kënaqin një femër, por për ti eksituar ata nuk mjafton të shohin vetëm një femër nudo. Domethënë nuk është e lehtë të kënaqesh kërkesat e tyre shumë “pretenduese”. Femra ideale për mashkullin Bricjap: ka formën e nje dardhe, me te ndenjura te medha e bust delikat, mban te brendeshme seksi dhe trukohet shumë mirë.
Si ta bëjmë për vete, në një dhomë të ngrohtë dhe mikëpritëse, të parfumuar me aroma egzotike, një krevat i madh dhe 2 gota me verë të bardhë të vjetër. Partneri ideal: Shigjetari

Ujori
Mashkulli Ujor është i dashuruar pas temperaturave të ngrohta. Edhe për të praktikuar seksin, është i dhënë për ta imagjinuar në një plazh egzotik ose në një dhomë hoteli të ngrohur mirë. Në qoftë se klima është e ftohtë, atëherë Ujori do të jetë i ftohtë edhe në raportin seksual. Meshkujt Ujor kanë një vlerësim shumë të madh të kapacitetit të tyre seksual. Janë tipa sportiv dhe prandaj një natë e gjatë me raporte të shpeshta nuk i frikëson. Por kjo ndodh vetëm kur ndizet shkëndija e duhur. Partneri ideal: Binjaket

Peshqit

Asgjë nuk është e lehtë me meshkujt e kësaj shenje, sepse kanë gjithmonë një natyrë të dyfishtë që i bën të vështirë.

Peshqit janë të çmendur pas muzikës, e cila i shtyn të lëvizin në mënyrë shumë sensuale. Adhurojnë të arrijnë orgazmën si një ritëm muzikor. Meshkujt e kësaj shenje e kuptojnë shumë mirë çfarë do një femër dhe dinë ta mahnitin me zotësi. Partneri ideal: Dashi

Linku: https://www.yourtango.com/

Burimi i fotos: