Nuk keni kohë për veten tuaj.
Femrat kanë tendencë më tepër të kujdesen për fëmijët dhe shoqet më të mira sesa për veten e tyre. Nëse nuk mund të gjeni kohë për veten tuaj, atëherë edhe në seks nuk jeni vetvetja.
Nuk i tregoni partnerit se çfarë dëshironi.
Ai nuk mund t`ua lexojë mendjen, prandaj i duhet ndihma juaj pa ia cenuar egon mashkullore. Inkurajoni atë, mos e kritkoni!
Nuk flirtoni me të gjatë ditës.
Seksi nuk fillon me zhveshjen e rrobave, të paktën jo për femrat. Prandaj fillojeni me një mesazh provokues apo me ndonjë psherëtimë seksi gjatë ditës, që në mbrëmje të arrini kulminacionin.
Mendoni se përdorimi i lubrikantëve nënkupton se diçka nuk është në rregull me ju.
Ky mendim është shumë i gabuar pasiqë sasia e lubrifikimit që prodhon organizmi juaj nuk është indikator që tregon nivelin e eksitimit tuaj. Lubrifikimi është një aleta i mirë i seksit pasi e bën më të këndshëm dhe më pak të dhimbshëm.
Nuk jeni zemërgjerë.
Le të themi se seksi oral, nuk ju pëlqen ta bëni mirëpo ju pëlqen kur partneri ua bën juve. Gjithçka në një lidhje të shëndoshë është të marrësh dhe të japësh andaj mos hezitoni t`ia plotësoni dëshirat.
Nuk keni kontakt me sy.
Është e rëndësishme, posaqërisht gjatë seksit, të bëni kontakt me sy me partnerin pasiqë ashtu lidheni edhe më shumë.
Nuk flisni pisët.
Kur meshkujt kërkojnë nga femrat të thonë fjalë të pista duhet ta bëni ça ndroje.
Shkoni drejt në aksion.
Paraloja ju bën që të lubrifikoheni që seksi mos të jetë me dhembje. është mirë që të zhvisheni ngadalë para se të hidheni në aksion.
Harroni të qesheni.
Duhet të keni sens për humor edhe gjatë seksit, pasiqë seksi nuk d.t.th të jetë si nëpër filma. Nëse nuk qesheni për gjërat që i bëni gabim atëherë do të ndjeheni anksiozë.
Nuk masturboni kurrë.
Të keni seks solo është mënyra më e mirë të kuptoni se çfarë dëshironi dhe të maksimizoni kënaqësinë tuaj.
E bëni atë në pozita që ju shkaktojnë dhembje.
Ndoshta partnerit tuaj i pëlqen x pozicion mirëpo juve ju dhemb. Edhe nëqoftë se ndonjë pozitë e kënaq së tepërmi, mos pranoni nëse edhe ju nuk kënaqeni njejsoj.
Aktroni orgazmën.
Të bëni zëra të rrejshëm që të eksitoni partnerin dhe të aktroni për orgazmën janë dy gjëra të ndryshme. Ashtu i thoni partnerit se ajo që bën ai ju pëlqen me çka humbni një aspekt të rëndësishëm të lidhjes suaj.
Fokusoheni mundimshëm që të arrini orgazëm.
Nëse mundoheni të arrini orgazëm, kurrë nuk do t`ia arrini. Femrat kanë nevojë të ndihen të relaksuara që të arrijnë orgazëm, ndërsa mundimi i tyre me mendime se a do t`ia arrijnë- ua pamundëson orgazmën në përgjithësi.
Linku:https://www.cosmopolitan.com/sex-love/positions/
Burimi i fotos:https://www.pexels.com/photo/seductive-woman-in-lingerie-lying-on-sofa-5044035/