Home Aktualitet E trishtë! Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare
E trishtë! Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare
0

E trishtë! Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare

0
0

Artistja Lili Këlliçi Madhi ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Ajo ishte një personalitet i madh i botës së artit të koreografisë shqiptare për rreth 30-të vjet.

Periudha kur ajo ushtroi artin e saj ishte një kohë e krejtësisht ndryshe nga ditët që po jetojmë.

Lejla Këlliçi lindi në 2 Qershor 1932 në Tiranë. Familja ku ajo lindi ishte një ndër familjet më të spikatura të kryeqytetit. Një familje e intelektuale dhe me një traditë të çmuar patriotike.Një familje ku ishte gërshetuar dashuria për atdheun me dashurinë për dijen dhe ëndërrat.

Pasi mbaroi shkollën “Lidhja e Prizrenit”Lili ndoqi studimet në Institutin Femëror Pedagogjik, Tiranë, që e përfundoi me rezultate të larta. Por Lili dashuronte baletin dhe ishte e angazhuar drejt-përdrejt me grupet artistike të sapo ngritura!

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=FDo_Jk7tqTs

Burimi i fotos: https://unsplash.com/