Home Sport Shqipëria për herë të parë në finale, ja në çfarë vendi u rëndit Luiza Gega
Shqipëria për herë të parë në finale, ja në çfarë vendi u rëndit Luiza Gega
0

Shqipëria për herë të parë në finale, ja në çfarë vendi u rëndit Luiza Gega

0
0

Atletja Luiza Gega ka përfunduar garimin e saj në Lojërat Olimpike të Tokyo-s ku u rëndit e 13-ta në finale.  Për vendin tonë si pjesmarrës për herë të parë ishte një arritje e madhe.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Luiza shpreht:

‘Thjesht një vajzë në finale të Lojërave Olimpike Tokyo 2020. Dhe ku, për herë të parë sporti i atletikës shqiptare shkon në një finale olimpike. Uroj shumë ta kem këmbën e mbarë!

Sa shumë do të thotë kjo për mua, doja të kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ia dola. Jam lodhur shumë për të qenë këtu, por kur ti e realizon atë që do, çdo lodhje ia vlen dhe emocionet që merr nuk mund t’i blesh me asgjë.

Faleminderit pa masë të gjithëve, për urimet që më keni dërguar. Dhe faleminderit nga zemra të gjithëve atyre që më mbështetën në rrugëtimin tim dhe besuan tek unë!’

Linku: https://www.instagram.com/luizagega/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/luizagega/