Home Aktualitet Aksident fatal! Legjenda e futbollit ndan lajmin drithërues
Aksident fatal! Legjenda e futbollit ndan lajmin drithërues
0

Aksident fatal! Legjenda e futbollit ndan lajmin drithërues

0
0

Familja e legjendës së futbollit ka pësuar një humbje të madhe. Michael Ballack ështe në zi. Një aksident rrugor fatal i mori jetën djalit të tij 18-vjeçar, Emilio Ballack.

Sipas policisë, i riu ka ndërruar jetë rreth orës 2 të mëngjesit të së enjtes. Tragjedia ndodhi në Troia, në jug të Lisbonës, afër një shtëpisë së të atit.

Përpjekjet për ta shpëtuar të riun në vendin e ngjarjes ishin të pasuksesshme pasi fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë në vend. Detajet e aksidentit fatal nuk janë bërë ende publike.

Trupi i 18-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në qytetin Santiago de Cacem në jug të vendit për një autoposi.

Emilio ishte një nga tre fëmijët e Ballack që ish-futbollisti gjerman ka me ish-gruan, Simone Lambe. Ai lindi në vitin 2002, një vit pas djalit të madh, Louis, dhe tre vjet para se më i riu, Jordi.

Lajmi i trishtë ka prekur futbollin në tërësi ku të gjithë janë gjetur pranëfamiljes me ngushëllimet e tyre.

 

 

Linku: https://www.skysports.com/football/news/12023/12373443/michael-ballacks-teenage-son-emilio-killed-in-quad-bike-incident-in-portugal-on-thursday

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/michaelballackfans/